Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Ndaj Southampton Aston Villa që ka shpenzuar më shumë se 120 milionë euro në merkaton e verës së shkuar pësoi humbjen e 5-të radhazi në Premier League dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin Dean Smith për shkak të rezultateve të dobëta.
Klubi nga Birninghami është ende në kërkim të një trajneri të ri dhe sëfundmi për të marrë drejtimin e Aston Villas ka dalë në skenë një emër sugjestionues. Bëhet fjalë për trajnerin aktual të kombëtares belge, Roberto Martinez i cili u përfol edhe për stolin e Barcelonës.
Martinez e njeh mirë kampionatin anglez pasi më parë ka drejtuar Everton por edhe Wigan Athletic. Ditë më parë trajneri katalanas refuzoi ofertën e Newcastle, ndërkohë që për Aston Villan nuk ka vendosur ende por klubi nga Villa Park i përshtatet më shumë stilit të tij duke patur parasysh grupin e futbollistëve që ka në skuadër dhe Martinez mund t’i kërkojë federatës belge prishjen e kontratës në fund të eliminatoreve Katar 2022.
Top Channel