26/12 20:57
Ka mbërritur në Tiranë ekipi i boksit shqiptar i cili bëri një paraqitje shumë të mirë në Botërorin e Beogradit dhe kampionatin ballkanik të zhvilluar në Kroaci.
Ndalesën e parë e kanë bërë në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar të ftuar nga presidenti Fidel Ylli.
Ndërkohë që rezultati më i lartë për boksin shqiptar padyshim ishte ai i vendit të tretë në botëror të Alban Beqirit në Beograd.
Për presidentin e federatës shqiptare të boksit, gjithë këto rezultate e bëjnë atë ndër federatat sportive më të suksesshme në vend.
Ndërsa presidenti i KOKSH Ylli e mbylli me premtimin se këtyre sportistëve do t’i ndryshojnë kushtet e stërvitjes.
Top Channel