Gjergj Fishta lindi nëFishtë, më 23 tetor 1871 me emrin e pagëzimit,Zef. Familja e tij ishte shpërngulur nga Domgjoni i Mirditës për punë gjaku. Për cilësitë e mira që kishte, ra në sy të fretërve, të cilët kërkuan nga prindërit e tij që ta shkollonin më tej. Prindërit nuk e refuzuan dëshirën e tij për shkollim.

Pas arsimit fillor, drejtuesit e kolegjit, vendosin ta dërgojnë Fishtën për studime të mëtejshmepër filozofi e teologji në Bosnjë.
Fishta e ka ndërruar tre herë emrin dhe emri i fundit Fra Gjergji, e vendosi për nder të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Profesorati i zgjedhur nga Roma jepte për cdo fazë studimore vlerësimet maksimale për studentin. Fishtës, i la mbresë rilindja kroate tek lexonte poetët si Martiç, Njegoshinetj. Në këtë kohë ai zuri miqësi të ngushtë me poetin lirik kroat SilvijeStrahimirKranjčević.

Pasi u kthye nga Bosnia, punoi për disa vite mësues në Kolegjin e Troshanit. Viti 1898 shënon edhe fillimin e krijimtarisë letrare të Fishtës, e cila nis në revistën ‘Albania’ të Faik Konicës. Në 1902 u emërua sekretar i Komisariatit Gjeneral të Misionit Françeskan në Shkodër dhe po atë vit u bë i pari drejtor shqiptar i shkollës françeskane. Porsa mori drejtimin e shkollës, ndërroi gjuhën e mësimdhënies nga italishtja në gjuhën shqipe. Më 15 shkurt 1907 me Gjeçovin themeloi të parën bibliotekë shkollore në viset shqiptare. Në nëntor 1908 Fishta si përfaqësues i shoqërisë ‘Bashkimi’ mori pjesë në Kongresin e Manastirit për alfabetin e gjuhës shqipe.

Me administrimin ndërkombëtar të Shkodrës, drejtoi të përkohshmen ‘Hylli i Dritës’, e cila u mbyll pas një viti prej autoriteteve,për shkak të artikujve thumbues të Fishtës. Kur në Shkodër vendoset administrimi austro-hungarez në vitin 1916, boton“Postën e Shqypnisë”.
Më 6 qershor 1921 zgjidhet deputet i prefekturës së Shkodrës. Në fillim të vitit 1922 shkon në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikë ku përpiqet të takojë senatorë katolikë, për tëlobuarpër njohjen diplomatike tëShqipërisë së pavarur.

Pas pushtimit italian, më 3 qershor 1939 Fishta emërohet Akademik i Italisë. Më 1940, Papa Piu XII e priti atë në një audiencë të gjatë në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Ndërron jetë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore më 30 dhjetor 1940.

Në valën e shkatërrimit të kultit fetar, më 20 mars 1967 eshtrat e Fishtës me urdhër të strukturave të shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha e Gjuhadolit. Sipas një dëshmie, eshtrat e tij u hodhën në lumin Drin, por një pjesë e mbetur e tyre u shpëtuan, u ruajtën dhe u varrosën në fshehtësi në varrezat e Rrëmajit në Shkodër. U rivarros më 1996.

Në fushën e letrave Fishta lëvroi gjini të ndryshme si poezinë epike lirike dhe satirike; dramën, publicistikën dhe përkthimin gjithashtu. Me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, Fishta u shpall “Armik i Popullit” dhe si autor u ndalua sepse kryevepra e tij ‘Lahuta e Malcís’ e botuar në vitin 1937 është anti-sllave.

Ndër akuzat e tjera që i bënë ishin dhe pranimi i medaljes së dhënë nga Sulltani apo dhe të qenit agjent i austro-hungarezëve. Mosrefuzimi i titullitAkademik dhënë nga Akademiae Shkencave të Italisë fashiste ishte një tjetër akuzë që rëndonte mbi të.

Ai ishte frat, shkrimtar, publicist, arsimtar, estet, e madje dhe piktor; mendohet të ketë mbi 20 piktura e vizatime. Po ashtu qe arkitekti i njërës prej kishave të Shkodrës.Njëngafigurat qendrore të veprimtarisë politike dhe artistike, klerike dhe diplomatike në historinë e shqipërisë. Roli dhe kontributi i tij, ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare. E pamatshme konsiderohet vepra e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA