Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm deri pasdite kur pritet dhe fillimi i reshjeve.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 17°C, në zonat e ulëta nga 18°C në 25°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 27°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08°C në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 10°C në 23°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:
Top Channel