Napoli po bën një kampionat në kufijtë e perfektes, megjithatë shqetësim për presidenti De Laurentiis mbetet fakti që kapiteni Lorenzo Insigne nuk po pranon ende të rinovojë kontratën me klubin.

Negociatat mes palëve vijojnë prej muajsh, megjithatë kapiteni napolitan vazhdon të refuzojë, ndërsa së fundi presidenti De Laurentiis ka dalë me një qëndrim, duke paralajmëruar Insignen për pasojat e mungesës së rinovimit.

“Qëndrimi im është i palëkundur dhe nga oferta e fundit, nuk do të shtoj asgjë. Nëse Insigne pranon të qëndrojë, është i mirëpritur, por nëse refuzon të rinovojë, atëherë ne do të marrim masat tona, ndonëse me keqardhje”, deklaroi De Laurentiis.

Bosi napolitan ka lënë të kuptohet se nëse Insigne nuk do të rinovojë deri në fund të vitit, atëherë rrezikon të kalojë pjesën e mbetur të sezonit në pankinë ose në tribunë, si ndëshkim për largimin me parametra zero.

Top Channel