Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Legia Warsawa dhe Napolit, ku pas 90’ minutave lojë tre pikët ka siguruar skuadra mysafire.

Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi skuadra vendase përmes golit të Emrelit në minutën e 10’, gol me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë, përcjell KosovaPress.

Pjesën e dytë e nisi shumë më mirë skuadra e Napolit, ku edhe arriti të shënoj katër gola për të siguruar fitoren kundër skuadrës polake.

Napolitanët shënuan dy gola nga penalltia, një përmes Zielinskit në minutën e 51’, kurse tjetrin përmes Dries Mertens në minutën e 75’.

Protagonistë në këtë fitore ishin edhe Hirving Lozano, i cili shënoi për 3:1 në minutën e 79’ kurse golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi Ounas në minutën e 90’ të ndeshjes.

Me tre pikët e reja, Napoli tani ngjitet në pozitën e parë në Grupin C me shtatë pikë, kurse Legia zë vendin e dytë me gjithsej gjashtë pikë.

Rezultati final i ndeshjes është 1:4 në favor të Napolit.

Top Channel