Anglia me ndryshime ndaj Shqipërisë/ Do mbeten jashtë ekipit lojtarë si Sancho dhe Lingard

04/11/2021 15:41

Anglia do të jetë kundërshtari i radhës së Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Botërorit 2022.

Kuqezinjve i duhet me çdo kusht fitorja për të pasur shpresa për vendin e dytë në grup, ndërkohë që Tre Luanët janë të sigurt në vendin e parë. E megjithatë, trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka dilemat e tij në prag të kësaj sfide me kuqezinjtë, por edhe atë me San Marinon.

Trajneri i Tre Luanëve, mund të lë jashtë skuadra disa lojtarë të një niveli të lartë si Sancho apo Lingard të Manchester United për shkak të mosaktivizimit të shpeshtë të tyre nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Lingard ka luajtur vetëm 18 minuta që pas ndeshjeve të fundit të kombëtares, ndërsa Sancho ka nisur vetëm një ndeshje si titullar që pas fitores 5-0 të Anglisë ndaj Andorrës.

Po kështu në dyshim për të qenë në skuadër për sfidën me Shqipërinë dhe San Marinon janë  edhe Oli Watkins, Tammy Abraham dhe James Ward-Prowse. Mund të humbasë një vend tek Tre Luanët edhe Tyrone Mings, ndërkohë që pritet të grumbullohen Emile Smith Rowe i Arsnealit dhe Conor Gallagher i Crystal Palace. Ndërkaq kthehen në kombëtaren angleze 7 lojtarë Maguire, Reece James, Trent Alexander-Arnold, Marcus Rashford, Kalvin Phillips, Jude Bellingham and Mason Greenëood.

Sfida mes Anglisë dhe Kombëtares shqiptare do të luhet në 12 nëntor me Tre Luanët që janë në krye të Grupit I me 20 pikë, ndërsa kuqezinjtë ndodhen në vendin e tretë me 15 pikë, 2 më pak se Polonia e vendit të dytë.

Top Channel