
25/02 09:55
Dinamo ka triumfuar 2 me 0 këtë të mërkurë përballë Tiranës në “Air Albania”. Skuadrat janë pjesë e Grupit A, ndërsa Dinamo finalizoi në pjesën e parë të takimit.
Fillimisht shënoi Agim Ibrahimi nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 26. 12 minuta më vonë rezultati u dyfishua falë golit të Xhuliano Skukas.
Sfida ishte e fundit nga ndeshjet e para të raundit të dytë për Kupën e Shqipërisë.
Ndeshjet e kthimit do të luhen më 17 nëntor.
Më herët u luajtën sfidat:
Grupi A
Korabi 0-1 Teuta
Besëlidhja 0-1 Partizani
Bylis 1-1 Skënderbeu
Grupi B
Pogradeci 0-2 Vllaznia
Egnatia 3-1 Kukesi
Flamurtari 0-0 Kastrioti
Tomori 0-1 Laçi
Top Channel