UEFA u beson arbitrave shqiptarë, Jorgji ndan drejtësinë në ndeshjen e Juventus

02/11/2021 12:51

Do të jetë një tjetër test dita sot për arbitrat shqiptarë në kompeticionet europiane teksa tre prej tyre do të jenë të angazhuar në UEFA Youth League në takimin e të rinjve mes Juventus dhe Zenit.

Fjala është për ndërkombëtarin Enea Jorgji, ndërsa së bashku me të, në rolin e asistentëve do të jenë edhe Dojando Myftaraj dhe Xhulio Mani. Sakaq, sfida do të luhet në fushën stërvitore të Juventusit teksa do të startojë në orën 15:00.

Theksojmë se për arbitrat shqiptarë nuk është hera e parë që marrin përsipër të ndajnë drejtësi në takimet europiane, ndërsa shpeshherë kanë qenë të angazhuar në kompeticione të UEFA-s duke marrë edhe vlerësime./ Supersport

Top Channel