Boca Juniors kujton ditëlindjen e Maradonës, kore dhe lot në Bombonera (FOTO)

31/10/2021 13:15

30 tetori çdo vit ka qenë një ditë feste në Bombonera me rastin e ditëlindjes legjendës Diego Armando Maradona, por këtë herë ishte një ditë e trishtë ose më saktë një përkujtimore për njeriun që magjepsi me futbollin e tij një botë të tërë.

Diego Armando ka 11 muaj që është ndarë nga jeta dhe me rastin e ditëlindjes së tij të 61-të që nuk arriti ta festonte dot në këtë jetë, tifozët e Boca Juniors kanë shpërthyer në lot ndërsa kanë bërë edhe homazhe për Maradonën gjatë sfidës ndaj Gimnasia La Plata për kampionat ndeshje të cilën skuadra e tyre e humbur me rezultatin 0-1. Në minutën e 10, në nder të numrit që përfaqësonte El Pibe D’Oro gjyqtari ndali sfidën në përkujtim të Maradonës.

Fanella të shumta, dedikime, koreografi gjigande, pankarta me emrin dhe fotot e tij, shalle,maska, kore dhe lotë, kështu e nderuan tifozët, futbollistët dhe stafi teknik i Boca Juniors, kujtimin e legjendës së futbollit argjentinas me Maradonën që do të jetë gjithmonë në zemrat e tyre. Diego Armando Maradona u nda nga jeta 25 nëntorin e shkuar në vilën e tij në Buenos Aires për shkak të një arresti kardiak.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel