Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori Kukësi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Dinamos me rezultatin 1-0.
Në sfidën që çeli javën e 7-të të Superiores u pa një luftë e ashpër nga të dyja skuadrat por në fund vendosi goli i realizuar nga Edi Basa. Blutë e kryeqytetit e nisën menjëherë kërkues këtë takim dhe në minutën e 13-të patën një shans të artë për të kaluar në avantazh falë Agim Ibraimit, por ky i fundit nuk pati saktësinë e duhur përballe portës.
Kundërpërgjigja e verilindorëve nuk vonoi, në minutën e 28-të, të besuarit e Diego Londos realizuan nëpërmjet Edi Basës ku pasi mori një top të gjatë, arriti të thyejë portierin Harizaj, me golin që u konfirmua pas verifikimit në sistemin VAR. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e kuksianëve pavarësisht tentativave që nuk munguan.
Fraksioni i dytë gjeti sërish Dinamon në sulm, ku në minutën e 48-të pas një aksioni personal, sulmuesi Chinedu nuk shënjestron siç duhet kuadratin e portës me gjuajtjen e tij që përfundon ngjitur me shtyllën. Nëndetësja blu nuk u ndal me kaq, në minutën e 74-të i shkuan sërish pranë golit të barazimit por tentativa e Ibraimit nga goditja e dënimit prej 16 metrash përshëndeti rrjetën e jashtme, pavarësisht se u krijua iluzioni i golit.
Mundësinë e fundit e pati sërish kapiteni maqedonas i Dinamos, por Angelo Tafas ishte pozicional duke neutralizuar gjuajtjen. Me anë të fitores në “Air Albania”, Kukësi i bashkohet Tiranës në krye të renditjes me 14 pikë duke vijuar startin e shkëlqyer ndërsa Dinamo mbetet në vendin e 5-të me 9 pikë të grumbulluara.
Top Channel