Trajneri irlandez kryeson garën me Conten/ Kush do të jetë në krye të Manchester United

29/10/2021 16:36

Trajneri irlandez Brendan Rodgers po kryeson garën para Antonio Contes që të bëhet zëvendësuesi i Ole Gunnar Solskjaer te Manchester United.

Trajneri i Leicester Cityt, i cili ka fituar dy trofe në vitin 2021 me “Dhelprat”, thuhet se është në krye të listës së dëshiruarve për postin e trajnerit te “Djajtë e Kuq”, para Contes.

Sidoqoftë, Solskjaer mund ta ndryshojë situatën e tij në të mirë nëse arrin rezultate pozitive me Manchester United në ndeshjet kundër Tottenham, Atalanta dhe Manchester Cityt.

Këtë sezon, pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligën angleze, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer Manchester United ka arritur të regjistrojë katër fitore, dy barazime dhe tre humbje, duke u renditur kështu në pozitën e shtatë me vetëm 14 pikë të arkëtuara, aq sa kanë edhe Everton në vendin e tetë, Leicester në të nëntin dhe Arsenal në pozitën e 10.

Top Channel