Safet Gjici: Longo fitoi dhe merr notën 10, stadiumin duam ta përurojmë me Tiranën

29/10/2021 22:22

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, u shfaq i kënaqur me fitoren ndaj Dinamos.

Në fakt, nëse do të plotësohen kushtet, pra nëse fusha do të marrë veten, besoj se përurimi i stadiumit do të bëhet me Tiranën. Do të ishte mirë dhe është në dëshirën tonë që të përurohet me Tiranën. Gjithsesi duhet të presim çfarë do të na thonë specialistët.

Longo meriton notën 10, sepse ka fituar. Punë ka, gjithsesi, duhen përmirësuar shumë gjëra. Ka lojtarë në stol që nuk janë provuar akoma. Deri tani është mirë dhe besoj se me këtë sistem loje jemi të kënaqur të dy“, u shpreh ai.

Kukësi doli triumfator në përballjen e parë në histori me Dinamon në elitën e futbollit shqiptar. Goli I kroatit Basa përcaktoi fituesin e kësaj ndeshjeje, që dhuroi shumë emocione me raste të shumta në të dyja portat. Me këtë sukses Kukësi ngjitet në vendin e parë me 14 pikë me golaverazh më të mirë se Tirana, por me një ndeshje me shumë.

Top Channel