Tirana fiton një tjetër derbi/ E mundin Partizanin edhe në basketboll për meshkuj

28/10/2021 13:01

Kryeqyteti “vishet” sërish bardheblu edhe pas derbit të basketbollit të meshkujve.

Pas përballjes më të madhe të futbollit ditën e hënë në futboll, mesjava e koshit ka dhuruar një tjetër përballje Tirana-Partizani në basketboll për meshkuj, një ndeshje e zhvilluar në pallatin e sportit Asllan Rusi.

Gjtihçka në këtë ndeshje u mbyll në favor të bardhebluve me rezultatin përfundimtarë 59-75. Partizani fiton setin e parë 17-14 dhe vetëm kjo periodë foli për të kuqtë, ndërkohë që Tirana reagon në pjesën e mbetur të lojës duke thelluar hap pas hapi avantazhin. Në periodën e dytë u krijua edhe diferenca më e madhe e cila u mbyll me shifrat 9-22,, por edhe të tjera ishin sërish edhe pse me një avantazh më të lehtë, por në favor të Tiranës 15-20, 18-19.

Kjo ndeshje konfirmoi edhe një herë formën e mirë të bardhebluve të cilët arritën të regjistrojnë fitoren në këtë javë të 3-të të basketbollit për meshkuj.

Në ndeshjet e tjera, Vllanzia u mposht 85-99 nga Kamza në Shkodër, ndërsa Teuta fitoi në shtëpi 88-56 ndaj Dinamos.

Top Channel