Operacioni del me sukses, ja kur rikthehet në fushë Lucas Cardoso!

28/10/2021 15:49

Sikur të mos mjaftonte fakti që sulmi është pika më e dobët e Partizanit në këtë sezon me vetëm 4 gola të shënuar në 6 ndeshje, trajneri Ilir Daja duhet t’i bëjë llogaritë për një kohë të gjatë edhe pa sulmuesin Lucas Cardoso.

Ky i fundit një element shumë i rëndësishëm për Partizanin dhe siç njofton vetë klubi i kuq do të mungojë për 6 javë për shkak të operacionit që ka kryer sëfundmi i cili ka rezultuar i suksesshëm.

“Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në supin e majtë e LuCas Cardosos. Sulmuesi i kuq i cili u dëmtua në takimin ndaj Kukësit, i është nënshtruar sot operacionit. Pas luxacionit akromio klavikular të shkaktuar është ndërhyrë për riparimin e tij. Tashmë Cardoso do ti nënshtrohet një programi të veçantë rikuperimi i cili parashikon një periudhë kohore prej 6 javësh”, lexohet në postimin e klubit të Partizanit.

Top Channel