Futbollistët e Barcelonës në unison, ja mesazhet pas shkarkimit të Koemanit

28/10/2021 20:18

Pasi zyrtarizimit të largimit të Ronald Koemanit nga Barcelona, ​kanë qenë të shumta mesazhet në rrjetet sociale të lojtarëve “blaugrana” dhe ish-futbollistë të kësaj skuadre, të cilët në unison kanë falënderuar holandezin për besimin që u ka dhënë.

Futbollisti i ri, Nico González, ishte i pari që i dërgoi një mesazh Koemanin. Në profilin e tij në Instagram, së bashku me një foto me ish-trajnerin e Barçës, Nico shkruante: “Faleminderit për gjithçka, zotëri. Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën time sepse ishit trajneri që bëtë realitet ëndrrën time për të debutuar në ekipin e parë. Suksese ne te ardhmen.”

Pas Nicos, ishte radha e Sergio Busquets, i cili postoi një histori në Instagram me frazën: “Faleminderit për gjithçka, paç fat në të ardhmen”.

Ajo e Pedrit ishte një nga lamtumirat më emocionale. “Më vjen keq që gjërat nuk shkuan siç kemi dashur, zotëri. Do të të jem gjithmonë mirënjohës që më dhe besimin që në momentin e parë dhe për mundësinë për të përmbushur ëndrrën time te Barcelona”. Pedri i uroi “më të mirat si personalisht ashtu edhe profesionalisht” Ronald Koemanit.

Top Channel