24/11 21:11
Mesfushori i PSG, Ander Herreira është grabitur në kryeqytetin francez gjatë mbrëmjes të së martës.
Mediat e huaja thonë se 32-vjeçari ishte ndaluar në semafor në parkun ‘Bois de Boulogne’ kur një prostitutë hyri në makinën e tij.
Le Parisien raporton se prostitute hyri në makinën e lojtarit të PSG dhe vodhi portofolin e tij me telefonin, të cilat ishin në anën e pasagjerit. Ajo i kishte që ta linte në një vend të caktuar si kusht për t’ia kthyer telefonin, diçka që mesfushori e refuzoi kategorikisht.
Rreth orës 8 të mbrëmjes, policia kishte marrë telefonatën ku denoncohej se mesfushorit i kishin vjedhur telefonin dhe portofolin me 200 euro.
Top Channel