“Më mungon shumë”/ Deklaratat për jetën seksuale të gjyshes që u dashurua me 36-vjeçarin (FOTO)

27/10/2021 14:01

Pensionistja, Iris Jones, është shprehur shumë e trishtuar në lidhje me historinë e saj të dashurisë me egjiptianin 46 vjet më të vogël. 82-vjeçarja u martua me inxhinierin 36-vjeçar, Mohamed Ibriham, një vit më parë, por nuk po arrin që të shijojë dashurinë e saj.

Kjo për shkak se Home Office ende po i mban larg njëri-tjetrit ata, pasi Mohamed nuk ka marrë akoma një vizë bashkëshortore. Iris është shqetësuar shumë dhe pak para përvjetorit të saj të parë të martesës shprehet:

“Dhimbja e zemrës është e pabesueshme. Gjithçka për të cilën po flasim tani është se çfarë do të ndodhë kur të takohemi. Avokati im thotë se duhet të jem pozitive. Unë thjesht shpresoj se do të jetë një lajm i mirë. Më mungon shumë Mohamedi, dua që ai të jetë me mua. Nëse ai nuk merr një vizë, do ndihem sikur të ishte fundi i botës”.

“The Sun” shkruan se vendimi nëse partneri i Iris do të lejohet që të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të merret në fillim të nëntorit pasi dyshja aplikoi për vizën e tij në gusht.

Ndërkohë gjatë një interviste në emisionin “This Morning” vitin e kaluar, ajo bëri dy prezantuesit që të skuqen nga rrëfimet pikante të jetës së tyre seksuale.

“Tabletat që marr e bëjnë lëkurën time tmerrësisht të hollë. Pra ne mund ta bëjmë atë vetëm shtrirë, me atë mbi mua. Përndryshe është shumë e dhimbshme”, ka thënë gjyshja duke e lënë publikun pafjalë./Gazetashqip

FOTO GALERI
2/6

Top Channel