Kur paratë nuk mjaftojnë, një tjetër trajner “i mbyll derën” Newcastle

26/10/2021 22:46

Eric ten Haag është një nga emrat e përfolur si kandidat për të marrë drejtimin e Newcastle, por trajneri holandez i Ajaxit ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke deklaruar besnikëri për skuadrën nga Amsterdami.

Në një intervistë për mediat holandeze, ten Haag deklaroi se beson te projekti që ka nisur me Ajaxin dhe për këtë arsye rinovoi edhe kontratën, të cilën ka ndërmend ta respektojë deri në fund.

Kur firmosa rinovimin me Ajaxin, isha i bindur se kam të bëj me një projekt interesant, që mund ta zhvillojmë e t’u hapim punë skuadrave më të mira të Europës. Vijoj të punoj në këtë drejtim dhe nuk më shqetësojnë aspak zërat e merkatos”, u shpreh Ten Haag/ Supersport

Top Channel