Misioni “Eliminoni Belgjikën”: Si po tenton FIFA t’i shkatërrojë Botërorin “Djajve të Kuq
Edhe për këtë edicion Superkupa Italisë do të luhet në gadishullin Apenin dhe jo në Arabinë Saudite siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit.
Ashtu siç ndodhi me Juventus-Napoli edicionin e shkuar që u luajt në Mapei Stadium, këtë herë liga italiane e futbollit ka zgjedhur San Siro për supersfidën Inter-Juventus, sfidën mes kampionëve të Italisë dhe fituesve të Kupës. Superkupa e Italisë një ekskluzivitet i Digitalb dhe Supersport deri në vitin 2024 për edicionin e vitit 2021 do të zhvillohet mes datave 5 dhe 12 janar të vitit të ardhshëm pikërisht në Milano në shtëpinë e Interit.
Më shumë gjasa ka që të zhvillohet në datën 12 janar kur të gjithë tifozët të jenë kthyer nga pushimet e Krishtlindjes pasi liga e futbollit kërkon që stadiumi San Siro të jetë i mbushur në kapacitet të plotë ndërkohë që edhe dy skuadrat nuk kanë impenjime të tjera në këtë datë. Liga italiane e futbollit në fakt ka arritur një marrëveshje me arabo-sauditët që Superkupa e Italisë të luhet në Riyad por këtë edicion kontrata nuk është firmosur ende dhe me siguri në Lindjen e Mesme do të zhvillohet gjatë viteve në vazhdim./ Supersport
Top Channel