Derbi ngjyroset bardheblu, Partizani duhet të presë ende për fitoren

25/10/2021 21:53

Derbi i kryeqytetit ngjyroset bardheblu, me Tiranën që triumfon minimalisht 1-0 ndaj Partizanit dhe shkëputet sërish e vetme në krye të renditjes, tani me 14 pikë, tre më tepër se ndjekësit më të afërt.

Në një “Air Albania” që “ziente” nga prania e më shumë se 10 mijë tifozëve, pjesa e parë prodhoi spektakël, tension, VAR, penallti dhe golin e vetëm të ndeshjes, që mban firmën e Vesel Limajt, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Nga ana tjetër, Partizani bën mirë vetëm në 15-20 minutat e para dhe nuk ia del të shmangë humbjen e dytë sezonale, ndërsa për fitoren e parë do të duhet të presë ende, pasi prej 6 javësh nuk arrin të shkojë te suksesi.supersport

FOTO GALERI
1/32

Top Channel