Napoli gjen më në fund fitoren e parë në Europa League dhe hyn në garë për sa i përket çështjes së kualifikimit.
Skuadra e Luciano Spalletit mposhti pastër në Diego Armando maradona Stadium skuadrën kryesuese të grupit C Legian e Mucit dhe Celhakës me rezultatin 3-0, një fitore që u vulos në 45 minutat e dyta me golat e Insignes, Osimhen dhe Politanos.
lazio nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në Olimpico me Marseillen. Në kryeqytetin italian u pa një ndeshje shumë taktike dhe e ekuilibruar ku skuadrat menduan shumë për mbrojtjen, ndërkohë që ranë në sy me pritjet e tyre edhe pau Lopez dhe Strakosha për Marseille e Lazion respektivisht.
Monaco mori një fitore të rëndësishme në Holandë teksa mposhti PSV Eindhoven 2-1 me gola të Boadu dhe Diop, ndërkohë që për PSV shënoi golin e barazimit të përkohshëm Gakpo. Sfida mes Fenerbahce dhe Antëerp përfundoi me barazimin 2-2 ku për skuadrën turke spikati Valencia me 2 gola, ndërkohë që belgët shënuan me Samata dhe Gerkens.
Mori 3 pikë në këtë raund të Europa Leahgue edhe Lyoni që mundi në Ceki, Spartën e Pragës 4-3 edhe pse e mbylli sfidën me 10 futbollistë. Në Spanjë, Real Betis dhe Bayer Leverkusen e mbyllën ndeshjen me barazimin 1-1 me andaluzianët që morën avantazhin me Borja Iglesias me penallti, ndërkohë që Leverkusen barazoi me Andrich.
Top Channel