Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka njoftuar se sot qeveria ka marrë vendimin për shpronësimin e pronarëve të banesës së Toptanasve, në qendër të kryeqytetit.
Ministrja theksoi se banesa do të restaurohet dhe do të jetë në në funksion të artit dhe kulturës.
“Përfundimi i sagës së banesës së Toptanasve. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronarëve që do kalojë me projektin e rijetëzimit me vlera jo vetëm për kryeqytetin por gjithë Shqipërinë. Kjo nismë i vë fundin që kaloi në një ngjarje dhe tragjike. Sot qeveria mori vendimin që kjo sagë të përfundojë me shpronësim. Hapësira do jetë në funksion të artit dhe kulturës”, tha Margariti.
Kujtojmë se banesa e Toptanasve në muajin gusht u përfshi nga flakët, ndërsa akuzat nga ana e opozitës ishin nga më të ndryshmet, thelbi i të cilave ishte se qeveria i kishte vënë flakën me qëllim për të ndërtuar më pas aty kulla.
Top Channel