“Nuk dua vetëm prekje me duar…”/ Çfarë u tha në takimin 4 minutësh të Ritvanës me Brunon

19/10/2021 20:07

Ritvana zgjodhi Brunon për takimin 4 minutësh, ku thanë se duan të njihen me njëri-tjetrin.

Ritvana e paralajmëroi se mund ta zgjedhë në takim javën tjetër, ndërsa Bruno i tha se do të njohë Ritvanën që nuk është në kontroll të situatës.

Bruno: Je vajzë me botë. Nuk është vetëm njohje që të prekesh me duar, por edhe me sy.

Ritvana: Çfarë të intereson më shumë tek unë?

Bruno: Të di atë anën tjetër që tronditesh.

Ritvana: Anën që dal nga vetja?

Bruno: Po, që të mos jesh më në kontroll të situatës.

Ritvana: Mendon se do arrish të nxjerrësh anën time?

Bruno: Besoj që pak kam arritur.

Ritvana: E di pse të kam zgjedhur? Kur vendosa të largohesha, ishe një nga djemtë që më ka përkrahur.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA