Superkupa mbarëshqiptare në basketboll, kupën e fitoi ekipi i Suharekës

18/10/2021 15:52

Superkupën Mbarëkombëtare, Shqipëri-Kosovë e fitoi ekipi i Suharekës, Golden Eagle Ylli.

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, në finale,  Ylli triumfoi ndaj Prishtinës me rezultatin 76 – 67. Më herët, dy ekipet e Kosovës mundën ekipet e Shqipërisë Vllazninë dhe Teutën ndërsa në finale, ishte skuadra e Suharekës, e cila meritoi trofeun pasi ishte në superiore. Bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë në një lige për kapitenin fitues, Gëzim Morina duhet të ishte më i hershëm.

Edhe për drejtuesit e ligës Unike, ky bashkim në një, është dëshira dhe vullneti i shqiptarëve.

Top Channel