12/01 22:06
Në turneun ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës (“Open Bosnia Cup”), morën pjesë edhe një ekip përfaqësues i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, i cili arriti rezultate të shkëlqyera.
Shtangistët shqiptarë arritën të fitonin 9 medalje të arta dhe 2 argjendi.
Gjithashtu, në përfundim të eventit, sportistët tanë u nderuar edhe me trofeun “Open Bosnia Cup”, si ekipi më i mirë dhe i suksesshëm në këtë aktivitet ndërkombëtar.
Kjo arritje, në turneun ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës, tregon dhe një herë rrugën e mbarë të ecurisë së peshëngritjes shqiptare. Në “Open Bosnia Cup” spikatën sportistët Ertjan Kofsha, Franko Ferra, Sajmir Lagja, ndërsa për femra Desjana Koni.
Top Channel