Shtangistët shqiptarë me 9 medalje ari dhe 2 argjendi në “Open Bosnia Cup” (Fotot)

18/10/2021 14:48

Në turneun ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës (“Open Bosnia Cup”), morën pjesë edhe një ekip përfaqësues i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, i cili arriti rezultate të shkëlqyera.

Shtangistët shqiptarë arritën të fitonin 9 medalje të arta dhe 2 argjendi.

Gjithashtu, në përfundim të eventit, sportistët tanë u nderuar edhe me trofeun “Open Bosnia Cup”, si ekipi më i mirë dhe i suksesshëm në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Kjo arritje, në turneun ndërkombëtar të Bosnjë-Hercegovinës, tregon dhe një herë rrugën e mbarë të ecurisë së peshëngritjes shqiptare. Në “Open Bosnia Cup” spikatën sportistët Ertjan Kofsha, Franko Ferra, Sajmir Lagja, ndërsa për femra Desjana Koni.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel