Raportet Icardi-Wanda shqetësojnë edhe trajnerin e PSG-së

18/10/2021 20:50

Furtuna në raportin me bashkëshorten, bëri që Mauri Icardi të kërkonte leje nga klubi i PSG-së dhe të kthehej në Milano për të ribërë paqe me Wanda Narën, e cila pas një tradhtie të supozuar, reagoi ashpër në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme vetë sulmuesi argjentinas postoi foto me bashkëshorten e tij, duke dhënë sinjale paqeje, ndërsa sot ka qenë edhe trajneri Maurizio Pochettino, ai që ka konfirmuar se Icardi do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Leipzig.

“Icardi ka pasur një problem personal dhe nuk është stërvitur këto dy ditë me ne, por do të jetë në grumbullim për ndeshjen ndaj Leipzigut. Nuk e di nëse mund të luajë nga minuta e parë, pasi duhet të flas sërish me të, por e sigurt është që do të jetë në dispozicion, qoftë edhe për të luajtur disa minuta”, deklaroi Pochettino.

Top Channel