Ditën e djeshme Big Market Kavajë mikpriti të rinj nga gjimnazi “Aleksandër Moisiu” dhe nismën e tyre “Bëhu edhe ti pjesë e shportës sonë”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Varfërisë.

Varfëria është një nga problemet më të rënda me të cilat përballen shoqëritë njerëzore. Sipas Bankës Botërore, rreth 10% e popullatës botërore jetojnë nën minimumin jetik.

Big Market, rrjeti më i madh i supermarketeve në Shqipëri, i përgjigjet rregullisht përgjegjësisë sociale duke dhuruar për komunitetet ku ajo operon apo duke u bërë pjesë e nismave të ndryshme humanitare, si kjo e fundit e gjimnazistëve të Kavajës.

Kjo nismë fton të gjithë shqiptarët të mbushin një shportë për familjet në nevojë dhe Big Market do të jetë përherë i gatshëm të kontribuojë me kapacitetet dhe produktet e saj të freskëta, kudo ku kompania është e pranishme.

Solidariteti shoqëror qëndron në themel të aktivitetit dhe identitetit të Big Market, i cili për shkak të shtrirjes në pothuajse çdo qytet dhe komunitet, cilësohet si marketi i të gjithë shqiptarëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel