Serbia duhet të gjunjëzohet përpara viktimave të masakrave që ka shkaktuar në Kosovë është shprehur presidentja Osmani në fjalimin e saj përpara Këshillit të Sigurimit në OKB:
“Duhet që Serbia të njohë krimet e saj. Disa prej ministrave të Millosheviqit janë kthyer në ministra dhe kryetarë kuvendi të legjislaturave të tanishme në Serbi., Dua tju kujtoj masakrën e Pokleut dhe 54 viktimat, që shumica ishin fëmijë. Ju ftoj të gjunjëzoheni aty, se këtë bën qenia njerëzore, kur fjalët nuk mund të vënë drejtësi.”
“Serbia duhet të inkurajohet që të vijë mendje hapur në tavolinën dhe me idetë që do ta çojnë rajonin përpara. Duhet të mirëkuptoj që realiteti i një Kosove të pavarur asnjëherë nuk do të ndryshojë.”- ka thënë Osmani.
Kjo nuk është pritur mirë nga përfaqësuesi i Serbisë Nikola Selakoviq, i cili ka mohuar krimet e luftës në Kosovë si dhe i ka kërkuar zonjës Osmani të njohë presidentin Vuciq si president të Kosovës: “Ndaloni së gënjyeri për 20 mijë raste dhune gjatë luftës, sepse bazuar në raportin e dhënë tek Këshilli i Sigurimit në OKB, statusi i grave të dhunuar është konfirmuar jo tek 20 mijë gra por 920 raste.
Zonja Osmani ju gjithashtu duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandër Vuçiq, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt”- ka thënë Selakoviq.
“Z.Selakoviq, unë jam qytetare krenare e Republikës së pavarur e sovrane të Kosovës. Është më mirë që ju të ballafaqoheni me këtë realitet dhe do të jetë edhe mirë për qytetarët e Serbisë”- ka reaguar më tej Osmani.
Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit bëri thirrje që palët të ulen në dialog dhe të kenë njohje reciproke. Ai gjithashtu dha opinionin e tij për mbarimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë mbështetur edhe nga Vjosa Osmani, e cila u shpreh se fondet për këtë mision duhet të shkojnë në vende ku ka nevojë.
Top Channel