Nis procesi i verifikimit paszgjedhor, numëruesit pritet të kalojnë në duar 10% të votave të 25 prillit

16/10/2021 11:48

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur të shtunën procesin e verifikimit paszgjedhor, ku do të bëhet rinumërimi i 10% të kutive të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ky proces erdhi pas miratimit të projektvendimit në KQZ, më datën 7 tetor, i cili vendosi hapjen e 519 qendrave të votimit.

Procesi i verifikimit konstaton në kqyrjen e fletëve të votimit për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.

Partia Demokratike edhe pse ka ngritur akuza të forta për zgjedhjet e 25 prillit, duke e quajtur atë një proces të manipuluar, nuk ishte e pranishme në mbledhjen e KQZ-së, ku dhe u vendos hapja e 519 qendrave të votimit. LSI, ishte e pranishme gjatë mbledhjes së KQZ-së. Krahas kutive të votimit në skanër do të kalojnë edhe funksionimi i pajisjeve të identifikimit dhe votimit elektronik të zgjedhësve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA