Ada dhe Alvisa kanë pasur një përballje të ashpër në studion e Për’puthen Prime.

Teksa Ada po përpiqej të ruante qetësinë gjatë gjithë kohës, reagoi në një mënyrë që nuk e kishim parë kurrë kur Alvisa i tha: “Para se të më hyjë ish i dashuri, më ke thënë që jam e lidhur jashtë.”

Kjo ka nxitur debate të ashpra mes dy konkurrenteve dhe reagime me tone të larta mes vajzave ndërsa nuk munguan as ofendimet.

Ada: Më ke thënë shumë herë që je e lidhur jashtë.

Alvisa: Je shumë e fshehtë. Shumica këtu e dinë. Ti je e lidhur dhe këtë nuk e luan topi. Kur të siguroj dicka, do më vijë keq që të të hedh poshtë gjithcka. Ti më ke akuzuar që kam mësuar Edin?

Ada: Ndoshta po.

Alvisa: Ti je njeri që e thua një fjalë dhe e tërheq.

Ada: S’ta kam hedhur gishtin kurrë. Kur ka hedhur Edi ofendime, ti e ke duartrokitur.

Alvisa: Ti ke me viktimizimin tënd që para 1 muaji.

Ada: Viktimizim është të thuash më thua qorre që nuk e kam ditur fare. Ti futesh në cdo vdend që jam unë dhe takimet që zgjedh unë. Nuk bëhesh kurrë si unë. Unë jam Ada, ti Alvisa.

Alvisa: Je bërë shumë e bukur me ndryshimet që ke bërë.

Ada: Dhe ti me të tuat. Bëhu më mendjehapur.

Alvisa: Dyshoj që e ke personale me mua se nuk më shpjegon akuzat. Para se të hynte ish-i im, më ke thënë që je e lidhur jashtë.

Ada: Të kam thënë unë? Qenke e pafytyrë fare, të kesh turp, ah ma shpifi. Nuk ulem fare. Nuk i kam thënë kurrë dhe nuk jam aq budallaqe t’i them një cope druri që jam e lidhur.  Pse e ul veten kaq shumë? Je e pafytyrë. Gjynah që je femër.

Alvisa: Nuk e toleroj më se po më ofendon.

Ada: Boll moj, qepe gojën. Kaq moj. Moj boll.  Më tregon surrati i kësaj familjes.

Alvisa: Nëse vazhdon më kështu, dal nga emisioni.

Ada: Dil moj, të kishte ardhur ish i dashuri im këtu, do kisha dalë me kohë.

FOTO GALERI
6/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA