Kujdes! Gjoba ju vjen në shtëpi/ Jo vetëm me radarë e dronë, policia rrugore nis kontrollet edhe me makinat inteligjente

15/10/2021 00:59

Policia Rrugore vazhdon kontrollet në të gjitha rrugët e vendit dukë përdorur radarë, dronë mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues dhe së fundmi edhe makinën inteligjente.

Sipas policisë mbrëmjen e së enjtes, prej orës 19:00 deri në orën 23:00, makina inteligjente ka konstatuar në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, 724 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Nga këto raste, operatorët e përpunimit të të dhënave të dërguara në server nga makina inteligjente kanë konstatuar se 167 raste janë edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 123 raste edhe për mosvendosje të rripit të sigurimit. Drejtuesve të automjeteve që konstatohen nga makina inteligjente në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, masa administrative do t’ju dërgohet në adresat e banimit të tyre, njofton policia rrugore.

Njoftimi i policisë:

Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.

“Makina inteligjente” që monitoron qarkullimin rrugor: Nëse shkelni rregullat, gjoba ju vjen në shtëpi.

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë📸📟📹, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, së fundmi edhe makinën inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Prej disa ditësh, kjo makinë ka filluar funksionimin për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, prej orës 19:00 deri në orën 23:00, makina inteligjente ka konstatuar në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, 724 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Nga këto raste, operatorët e përpunimit të të dhënave të dërguara në server nga makina inteligjente kanë konstatuar se 167 raste janë edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 123 raste edhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Drejtuesve të automjeteve që konstatohen nga makina inteligjente në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, masa administrative do t’ju dërgohet në adresat e banimit të tyre.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj👮🏻♂🚔

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA