Enio Jaço rizgjidhet President i Dhomës Amerikane/ Mesazhi për 220 kompanitë anëtare: Transparencë dhe konkurrencë e lirë për bizneset

14/10/2021 16:31

Kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane, me një peshë të rëndësishme në komunitetin e biznesit multinacional në Shqipëri besuan Enio Jaçon për vijimin e drejtimit të Dhomës në dy vitet e ardhshme.

Dhoma Amerikane zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës 13 tetor 2021 zgjedhjet për lidershipin drejtues të saj në Asamblenë e Përgjithshme ku anëtarët votuan për të dytin vit radhazi përmes risisë së votimit elektronik ‘online’.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve të Dhomës publikuar në rrjetet sociale të AmCham, Jaço shprehet:
Dhoma Amerikane e Tregtisë do të vijojë të punojë me komunitetin e saj të biznesit si dhe partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje që tejkalojnë sfidat e klimës së biznesit. Përmes AmCham, zëri i bizneseve do të jetë i fortë për Praktika Transparente, Drejtësi në vend të pabarazisë dhe Konkurrencë të Lirë duke mbështetur zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë dhe mundësive për bizneset përmes integrimit në një treg të përbashkët europian dhe transatlantik”.

Enio Jaço është Ekzekutiv Biznesi me një ekperiencë të thelluar profesionale në rritjen e sipërmarrjeve dhe zhvillimin ekonomik, në SHBA, Azi Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.

Në dy vitet e fundit, Jaço ka denoncuar publikisht praktikat abuzive që pengojnë klimën e biznesit ndërsa ka orientuar bashkëpunimin e ngushtë të Dhomës Amerikane me Dhomën Departamentin Amerikan të Shtetit të Tregtisë duke ofruar modele bashkëkohore në mënyrën e të bërit biznes.

Në fjalën e tij ne Asamblenë e Përgjithshme, Jaço theksoi se në 2 vitet e ardhshme fokusi do vendoset në një bashkëpunim më produktiv mes Qeverisë dhe institucioneve publike nga njëra anë dhe sektorit privat, për të përfituar më shumë nga lëvrimi i mundësive ekonomike.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA