Pak orë para ndeshjesh Shqipëri-Poloni, tifozët kuq e zi përleshen me tifozët polakë

12/10/2021 19:06

Atmosfera festive e tifozëve kuq e zi teksa i drejtohen stadiumit “Air Albania” është shoqëruar dhe më një incident, ku shqiptarët janë përleshur me tifozët polakë përpara Pallatit të Kongreseve.

Menjëherë kanë ndërhyrë forca të shumta policie, që kanë shpërndarë turmën dhe kanë qetësuar situatën.

Federata Shqiptare e Futbollit ka listuar masat që duhet të ndjekin të pranishmit. Përveç biletës, ata duhet të kenë me vete mjetin e identifikimit, ndërsa nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

Nuk do të lejohen disa sende si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj. Po ashtu, FSHF thekson se do të lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar, për të shmangur kështu incidente të mundshme Brenda stadiumit.

Kjo ndeshje pritet me emocione, pasi një fitore do ta çonte më tej ëndrrën e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Boëtërorin “Katar 2022”.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA