Pas transferimit të Veliajt në Fier, DPB kërkesë burgjeve për evidentimin e të arrestuarve për korrupsion

29/10/2026 08:53

Pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, nga burgu i Durrësit në Fier, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u ka kërkuar të gjitha burgjeve të evidentojnë të paraburgosurit dhe të burgosurit për akuzën e korrupsionit prej SPAK.

Një burim i tha gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se mbetet e paqartë arsyeja përse institucioni qendror kërkon databazën për të burgosurit vetëm për akuzën e korrupsionit, por nuk përjashtohet mundësia që edhe ata të transferohen në burgje të tjera.

Arsyet nuk dihen, po ashtu ende nuk dihet arsyeja se përse u transferua kryebashkiaku Veliaj.

Top Channel