Artistja me famë botërore, Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z qëndruan në Royal Penthouse ne Hotelin superluksoz 5H Corinthian në Londër.

Sipas The Sun, apartamenti 5,000 metra katrorë ku ata qëndruan ka një pamje të mrekullueshme të qytetit nga tarraca, një punonjës privat, SPA dhe akeses në një nga koleksionet më të mira të verës në botë.

“Suita është padyshim më e mira në Londër. Çdo gjë rreth saj ‘ulërin’ luks, nga banjo prej mermeri tek shkallët spirale deri në çati me një llambadar gjigant. Është i përshtatshëm për një mbretëreshë”, tha dikush nga stafi.

Hoteli është i preferuar nga disa personazhe të famshëm, por suita mbretërore është e shkëputur nga të tjerët, madje ka ashensorin e vet për të shmangur përzierjen me pjesën tjetër të mysafirëve.

“Udhëtimi i tyre do të kushtojë rreth 1000,000 paund për më pak se një javë”, sipas të dhënave.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA