Athina dhe Washingtoni pritet të arrijnë sipas shtypit grek në një marrëveshje për të investuar më shumë në katër bazat ushtarake të përdorura nga forcat e armatosura amerikane në vend.
Ministri grek i mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos tha se një zhvillim i tillë po arrihet përmes një ujdie dypalëshe në fushën e mbrojtjes, që dëshmoi vec të tjerash sipas tij nivelin e bashkëpunimit mes Greqisë dhe SHBA-së. Megjithatë, pakti parashikon investime shtesë në katër bazat në fjalë, por jo shtrirje në zona të tjera.
Sipas të dhënave të kësaj ministrie, forcat e armatosura amerikane kanë, përvec bazës detare Souda Bay në Kretë, edhe një prani trupash me rotacion në disa vende të tjera si Stefanovikeio, porti i Alexandroupolit dhe bazën ajrore të Larisës.
Athina po shpresonte që Shtetet e Bashkuara ta shtonin praninë e tyre ushtarake në pjesë të ndryshme të Greqisë, dhe ofroi një mundësi për baza ajrore e detare në ishullin e Skyros, por kjo është refuzuar nga amerikanët.
Top Channel