Pak centimetra larg vdekjes! Duke fjetur, i bie meteori në jastëk pranë kokës

11/10/2021 17:40

Një grua kanadeze e shmangu vdekjen për fije, pasi një meteor shkatërroi çatinë e banesës së saj dhe i ra në jastëk në kokën që po flinte gjumë.

Shumë njerëz kishin dalë të shihnin fenomenin qiellor pran liqenit Louise në Kanada, por Ruth Hamilton ishte në shtëpi në gjumë të thellë, kur u zgjua e tmerruar nga një zhurmë e fortë dhe vuri re një re pluhuri në dhomë.

U ngrita, ndeza dritën dhe s’po kuptoja asgjë se çfarë kishte ndodhur. Papritur, pashë një gur të zi në jastëkun tim. Mora në telefon policinë dhe ata erdhën menjëherë”, tha Ruth.

Fillimisht ishte menduar se mos guri qe pasojë e njërit prej shpërthimeve që një kompanie vendase po kryente në një kamion aty pranë. Më vonë, u konfirmua se bëhej fjalë për një meteor. Hamilton shpëtoi pa asnjë lëndim, ndërsa tha se do t`ua ruajë nipërve dhe mbesave objektin qiellor.

Top Channel