Një video e Adës dhe Bashkimit teksa ndajnë të njëjtën tavolinë në Kosovë ka ndezur debate të forta mes konkurrentëve.

Ada e pranoi vërtetësinë e videos, por dha një shpjegim:

Të shtunën kam shikuar me shoqërinë time në Kosovë. E kam kontaktuar Bashkimin për një lokal ku mund të shkoja të pija shisha. Kam shkuar, e kam parë Bashkimin, e takova, ndenja 30 minuta dhe kam ardhur në Tiranë më pas”.

Ndërsa Bashkimi shpjegoi se “mund të ishte Ritvana apo ndonjë vajzë tjetër, kjo ka qenë në Kosovë, më ka kontaktuar. Në shenjë respekti kam ndenjur me të. Ishte vetëm, d.m.th kishte shoqet nuk kishte tjetër. Unë isha me familjarë, me djalin e axhës (xhaxhait). Kanë qenë 30 minuta, 40 maksimumi. Ka ikur më pas në Tiranë, unë kam ndenjur në lokal dhe për gati një orë”.

Debati ka shkuar më tej, kur janë përfshirë vajzat e tjera:

Alvisa: Rastësi nuk mund të jetë. Na thuaj si është e vërteta. A the te grupi që ishte rastësi

Ada: Për çfarë do të mashtroj

Alvisa: Po a the që është rastësi?

Ada: Është rastësi deri diku, po nuk është tamam tamam

Ritvana: Kur po bënim xhirimet për “Për’puthen Prime”, po diskutonim dhe Bashkimi tha që do të shkonte në Mitrovicë. Dhe Ada e dinte shumë mirë që Bashkimi do të ishte në Kosovë.

Alvisa: Për mua u fol që jam jashtë e lidhur, po u vërtetua që nuk jam. Por, mos je ti jashtë e lidhur o Ada?!

Ada: Çfarë po thua, nuk e kuptoj pse po flet kaq shumë

Mikela: Bashkimi këtu vetëm po gënjen. Pak më parë e mohoi që ka thënë se Alvisën e ka refuzuar para një Shqipëria të tërë. Por po gënjën se e ka thënë, ma ka thënë mua, mohoje po deshe.

 

 

 

 

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA