Paratë e fundit të një studenti! Gruaja gjen portofolin, e dorëzon në polici

10/10/2021 13:42

Një 53-vjeçare nga Ferizaj gjeti një kuletë me dokumente e para brenda, e pa u menduar aspak e dorëzoi menjëherë në polici.

Verifikimet treguan se portofoli i përkiste një student 25-vjeçar, i cili dhe u identifikua. Ka qenë një gëzim i madh për të fakti që mund t’i marrë mbrapsht dokumentet dhe paratë aq të nevojshme. Policia njoftoi se në kuletë kishte pasur 91 euro  e 50 cent, të dorëzuara të paprekura.

53-vjeçarja ka marrë jo vetëm falenderimet e studentit, por edhe ato të vetë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, e cila e lavdëroi gruan për gjestin e saj human dhe shembull, siç thuhet në deklaratën e lëshuar me këtë rast.

Top Channel