Rusia është goditur nga një tjetër valë e Covid-19. Rusia raportoi se ka shënuar 936 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, e cila është shifra më e lartë që në fillim të pandemisë.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se numri i rasteve ka arritur në 7.717.356 me 27.246 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Numri i të shëruarve ka arritur në 6.819.796 me 20.556 të shëruar në 24 orët e fundit ndërsa vazhdon trajtimi për 683 mijë të prekur me Covid-19.
Me 936 vdekjet e reja që është regjistruar si shifra më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, numri i personave që kanë humbur jetën në vend deri më tani nga virusi është rritur në 214.485.
Top Channel