BE hetim Greqisë e Kroacisë/ Krijuan njësi speciale anonime me maska dhe të dhunshëm ndaj refugjatëve

09/10/2021 19:41

Hulumtimi tetë mujor i gazetarëve te dhjete mediave nga shtatë vende te Europes qe kane zbuluar  një “sistem” të drejtuar nga “njësi speciale anonime”, me uniforma pa shenja dalluese dhe maska  qe debonin me dhune emigrantet nga kufijte kroate dhe greke, ka sjelle reagime te ashpra ne Bruksel.

Pasi raporti (I gazetareve te Der Spiegel, Lighthouse Reports, SRF, Rundschau, ARD Monitor, ARD Studio Wien, Libération, RTL Croatia, Novosti dhe Pointer) eshte publikuar nga revista gjermane Der Spiegel, BE thellesisht I shqetesuar sipas zedhenesit ne Bruksel, u ka kërkuar Kroacisë dhe Greqisë të hetojnë dëbimet e paligjshme të azilkërkuesve (pushbacks) në kufijtë e tyre.

Sipas hulumtimit sa I perket Greqise jane paraqitur nga gazetaret e ketyre vendeve , para dy ditesh, te pakten 15 video ku ne disa prej tyre marrin pjese ne debime oficerët e Marinës Greke ,ndersa roli I tyre eshte te mbulojne krimet apo aktet terroriste dhe pengmarrjet.

Ylva Johansson, Komisionere e Punëve të Brendshme të BE: Unë pres që Greqia të respektojë vlerat tona themelore. Këto publikime duhet të hetohen, tani dhe unë mendoj se Kroacia ka marrë vendim absolutisht të drejtë, e ka marrë seriozisht, do të bëjë hetime  dhe do të zbulojë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Dhe pres që Greqia të bëjë të njëjtën gjë .

Pas publikimit te pamjeve  dhe raportit te gazetareve,  autoritetet kroate kane pranuar se tre oficerë policie, jane identifikuar si disa nga personat në video-regjistrimet që tregonin debimet e dhunshme kundër emigrantëve të paligjshëm, dhe jane marre masa ndaj tyre. Ndersa minisrti grek I Emigracionit ka kundershtuar katigorikisht pjesmarrjen e forcave greke ne keto debime ne detin Egje ,por ka pohuar se edhe Greqia do te hape nje hetim.

Notis Mitarakis Ministri I Emigracionit: Sa u perket komenteve ne media per te supozuarat debime te paligjshme (pushbacks) I tashe dje zonjes Johanosn se autoritetet greke  do te hetojne mbi keto pohime.Cdo ceshtje do te hetohet nga drejtesia dhe organet perkatese.  

Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE -së,  ka deklaruar gjithashtu mbremjen e se premtes se Brukseli bashkepunon me Kroacine dhe Greqine  dhe se nuk do të hezitojë të përdorë çdo masë shkeljeje, kur është e nevojshme në lidhje me dëbimet te cilat I kosnideron te paligjshme.

“I takon autoriteteve kombëtare të hetojnë rastet e raportuara për keto debime , por gjithashtu duhet të ketë monitorim të pavarur dhe transparencë më të madhe për atë që po ndodh dhe kete do te permbaje edhe  pakti I ri  I emigracionit ,nje transparencë dhe veprim më të madh mbi atë që po ndodh në kufijtë e BE -së. –ka deklaruar Ylva Johansson .

Top Channel