Rusia regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me Covid-19 që nga dhjetori i kaluar

08/10/2021 01:40

Rusia të enjten ka raportuar 27.550 raste me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë ditore e vendit këtë vit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 7,69 milionë, theksuan autoritetet shëndetësore.

Numri më i lartë ndonjëherë i rasteve ditore në vend u raportua në 28.833 më 26 dhjetor 2020. Sipas task grupit emergjent të koronavirusit në Rusi, 924 persona të tjerë humbën jetën nga virusi gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e vdekjeve në 213.549. Ndërkohë ka 677,331 raste aktive të Covid-19 në vend.

Rreth 20.330 pacientë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6,79 milionë. Situata pandemike në Rusi është përkeqësuar me afrimin e dimrit.

Top Channel