76 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një ish-roje kampi përqendrimi ka dalë në gjyq nën akuzën se ka ndihmuar në vrasjen e 3.518 të burgosurve në Sachsenhausen, në afërsi të Berlinit.
Josef S akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e të burgosurve sovjetikë të luftës dhe vrasjen e të tjerëve me gaz. Ai është i pandehuri më i vjetër deri më tani që është gjykuar.
10 vjet më parë, dënimi i ish-gardistit, John Demjanjuk, krijoi një precedent që u mundësonte prokurorëve të akuzonin njerëzit për ndihmë dhe përkrahje të krimeve naziste në Luftën e Dytë Botërore. Deri atëherë, pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në vrasje duhej të vërtetohej.
I identifikuar si Josef S, për shkak të ligjeve gjermane të privatësisë, i pandehuri u çua në një sallë sportive të përshtatur posaçërisht në një burg në Brandenburg an der Havel, ku gjyqi filloi mes masave të rrepta të sigurisë.
Top Channel