Ekzekutimi i fundit publik në SHBA/ Zyrtarë të dehur dhe turma karnivalesh për përdhunuesin me ngjyrë (fotot)

06/10/2021 21:17

Kjo është historia e përdhunuesit Rainey Bethea, i cili u bë zezaku i fundit që ekzekutohej publikisht në SHBA, teksa turma e rreth 20,000 spektatorëve pa një prej varjeve më makabre që mbahen mend.

Varja brutale publike e 13 gushtit 1936 u krye nga një ekzekutues i dehur dhe në mes të një cirku njerezish e mediash, çka solli më vonë dhe ndalimin e procedurës.

Bethea, i cili ishte 26 – 27 vjeç kur vdiq, pranoi përdhunimin dhe vrasjen e 70 vjeçares Elza Edwards më 7 qershor 1936, pasi kishte hyrë me dhunë në shtëpinë e saj.

Bethea kishte qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe kreu krimin fatal teksa ishte në liri me kusht.

Burri që tërhoqi dorezën e ekzekutimit me varje të Bethea ishte oficeri i policisë së Louisville, Arthur L. Hash.

Mediat kishin pritur të shihnin gruan e parë në SHBA që kryente një ekzekutim por sherifja  Thompson hoqi dore duke ia kaluar detyren Hash.

Hash erdhi në ekzekutim me kostumin e bardhë dhe kalepe, por ishte i intoksikuar nga alkooli i konsumuar, raporton Bygonely.com.

Ekzekutori profesionist Phil Hanna, nga Illinois ishte asistent në vrasje, pasi kishte kryer dhjetra të tilla.

Bethea-s iu kerkua të qëndronte në këmbë mbi shenjën ‘X’ të katërkëmbëshin të varjes, para se t’i vendosej kapuçi i zi në kokë dhe prangat e lidhjes së kyçeve e këmbëve.

Hanna kishte lidhur nyjen e litarit rreth qafës së Bethea, dhe më pas sinjalizoi te Hash për tërheqjen e dorezës. Por sipas raportimeve burri i pirë nuk arrinte ta bënte.

Hanna i thërriti “Bëje!” para se një tjetër oficer ta ndihmonte ta ulte, duke lëshuar kapakun në dyshemenë e varjes.

I dënuari raportohet se u la për 14 minuta derisa doktorët konfirmuan vdekjen e tij.

Bethea kishte kërkuar që trupi i tij t’i dërgohej të motrës në Karolinën e Jugut, por ata e varrosën në varrezën e  Rosehill, në qytezën ku u ekzekutua.

Lajmet që ekzekutimi u krye në një atmosferë karnevali dhe me zyrtarë të dehur, ishte një nga arsyet që shteti i Kentucky të ndalonte varjet publike në 1938, duke bërë që Bethea të mbetej i fundit me këtë procedurë.

FOTO GALERI
3/5
Bethea-s iu kerkua të qëndronte në këmbë mbi shenjën ‘X’ të katërkëmbëshin të varjes, para se t’i vendosej kapuçi i zi në kokë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA