Sukth/ 488 nxënës të  9-vjeçare “Vadardhë” udhëtojnë çdo ditë “si sardele” në dy autobusa

05/10/2021 20:43

488 nxënës  të shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” në fshatin Sukth të qytetit të Durrësi, janë të detyruar që çdo ditë orët mësimore t’i kryejnë pranë shkollës  9-vjeçare “Njazi Mastori”, pasi godina që ata kishin u dëmtua si pasojë e tërmetit të nëntorit në vitin 2019.

Edhe pse sezonin shkollor 2020-2021 e kryen në po të njëjtën godinë,  këtë vit ata janë të detyruar që çdo ditë të transferohen në një shkollë tjetër rreth 3 km nga shkolla e tyre. Për transferimin e 488 nxënësve janë vënë në dispozicion vetëm dy autobusa. Me maska prej pandemisë këta nxënës këto 3 kilometra rrugë i bëjnë të ngjeshur si “sardele” dhe pa ajër.

Gazetarët e Fiks Fare, panë nga afër sesi kryhej transoprimi i çuditshëm i 488 nxënësve në vetëm dy autobusa. Çdo ditë nxënësit mblidheshin në qendër të fshatit, ku duhet të prisnin autobuzin që ZVAP Durrës dhe drejtoria e kësaj shkolle kishin vënë në dispozicion për transportimin e këtyre nxënësve  nga njëra shkollë në tjetrën.

Nxënësit e klasës së parë shtyheshin nga nxënësit më të mëdhej, veç kësaj prindërit ankohen se teksa lart e poshtë flitet për covid, mënyra sësi fëmijët e tyre ngjiteshin në autobus ishte e papranueshme. Ata shprehen se i janë drejtuar për ankesat e tyre drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” zotit Lazam Çera,  por asgjë nuk është zgjidhur. Fëmijët shprehen se në autobuz shtyhen me njëri-tjetrin, janë ngushë dhe për më tepër u duhet të mbajnë maskat, ndersa në klasë janë të ulur nga një nxënës në bankë.

Pas shqetësimeve që shprehën prindërit e këtyre nxënësve, gazetarët iu drejtuan shkollës pritëse “Njazi Mastori”, ku në këto ambiente gjetën drejtorin e shkollës “Vadardhë”.  Lidhur me shqetësimet e prindërve ai u shpreh se shqëtësimi i tyre është i drejtë dhe mban anën e tyre, por kjo si situatë nuk është përgjegjësi e tij pasi akt-marrëveshja është bërë mes Zyrës Vendore Arsimore Paraunivesitare Durrës dhe shoqërisë së transportit “Ilirjano Tavel” për të gjithë mbarëvajtjen e kësaj procedure. Ai u shpreh se do t’i drejohej ZVAP Durrës që të mundësojnë shtimin e disa mjeteve transporti. Prindërit në përballje me drejtorin u shprehën se nëse kjo situatë nuk do të kishte një zgjidhje nuk do t’i dërgonin më  fëmijët në shkollë.

Por Fiks Fare arriti të sigurojë akt-marrëveshjen mes ZVAP Durrës dhe shoqërisë së transportit “Ilirjano Travel”, dhe ndryshe nga çcfarë tha drejtori i shkollës,  marrëveshja  është bërë nga vetë ai, z. Lazam Çera dhe subjekti përkatës. Për të verifikuar sesa në dijeni  ishte ZVAP Durrës Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacion këtij institucioni  në lidhje me kushtet e transportit të 488 nxënësve të shkollës  9-vjeçare “Vadardhë” . Në përgjigjen e saj ZVAP Durrës shprehet se nuk ka në dispozicion mjete transporti.

Transporti i mësuesve dhe nxënësve bëhet përmes përdorimit të fondeve publike të vëna në dispozicion nga vendimi nr 682 i miratuar nga Këshilli I Ministrave në vitin 2015 për nxënësit dhe mësuesit që studiojnë dhe punojnë jashtë vendbanimit.  Prindërit të gjendur në të tilla kushte kanë vendosur që procesin e transportit ta sigurojnë vetë dhe ZVAP i mundëson rimbursimin e biletës. Të pyetur nëse ky proces transporti inspektohet nga ana e këtij institucioni në lidhje më masat anti-covid u mor përgjigja se  ZVAP Durrës nuk ka lidhur asnjë akt-marrveshje me asnjë firmë transporti për nxënësit dhe si rrjedhojë ky institucion nuk ka tagrin të ndjekë zbatimin e masave anti-covid. Këtë përgjegjësi e mbajnë organet e Policisë Rrugore dhe Inspektorati Shtetëror që ndjek zbatimin e protokolleve shëndetësore përfundon  përgjigja zyrtare e ZVAP Durrës.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA