Paralajmërimi europian: Kujdes me çmimin e energjisë, duhet përgjigje e koordinuar!

05/10/2021 18:18

Tre vende europiane, Spanja, Franca dhe Greqia bënë thirrje BE-së që të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë.

“Kjo nuk është një çështje të cilën ne mund ta trajtojmë në nivel kombëtar pasi kemi nevojë për një përgjigje të koordinuar europiane”, deklaroi ministrja spanjolle e financave, Nadia Calvino.

Konsumatorët janë duke i ndjerë efektet në shumë vende te kontinentit të vjetër nga ngritja e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike. Ministrat e bllokut u mblodhën në Luksemburg për të diskutuar këtë çështje. Deri më tani Franca, Italia, Greqia dhe Spanja po planifikojnë të lehtësojnë pagesat për familjet në nevojë.

Zyrtarët dhe disa ministra të BE -së theksojnë se rritja e çmimeve është e përkohshme. Çështja e energjisë në BE lidhet edhe me debatet më të ndjeshme sa i takon varësisë nga gazi rus dhe si të vazhdohet me kalimin në energjinë e rinovueshme.

Norma vjetore e inflacionit në 19 vendet që përdorin euron u rrit në 3.4 për qind në shtator, e nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë. Hera e fundit që inflacioni ishte kaq i lartë ka qenë në shtator të vitit 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA