Energjia u shit gjatë verës/ Në 2021 u eksportua katër herë më shumë energji se në 2020

05/10/2021 19:26

Ky vit ishte me prodhim të bollshëm energjetik për Shqipërinë. Të dhënat tregojnë se vendi ynë eksportoi 4 herë më shumë energji 6 mujorin e parë në krahasim me vitin e kaluar favorizuar nga kushtet e mira klimaterike. Por, Koorporata Elektroenergjetike nuk e parashikoi “thatësirën” e gushtit, duke detyruar OSHEE që në pjesën e mbetur të vitit të blejë energji për të mbuluar nevojat e konsumatorëve.

Teksa kriza energjetike ka mbërthyer Evropën vendi ynë gjendet i pambrojtur përballë kësaj situate. OSHEE është detyruar  që të blejë energji në tregun e lirë me ccmime stratosferike deri në 233 euro Mwh ose 5 herë më shtrenjtë se viti i kaluar duke e thelluar edhe më shumë “gropën” financiare të kompanisë.

Sipas të dhënave nga janari e deri në javën e parë të tetorit vlera totale e blerjes së energjisë në import përllogaritet në 99.6 milionë euro, rreth 23  milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Blerja e energjisë në tregun e lirë ka shkatërruar financat e OSHEE gjatë këtyre katër viteve të fundit. Kompania ka shpenzuar në periudhën  2017- 2020 më shumë para secc kishte planifikuar për blerjen e energjisë. Ndërkohë, që nuk ka arritur as të ulë ndjeshëm humbjet në rrjet, që qëndrojnë në nivelin e 21%.

Këto arsye kanë ndikuar që kompania në dy vitet e fundit të dalë me rezultat financiar negativ, ndërkohë që edhe këtë vit pritet të ketë të njëjtin fat.

OSHEE në vitin 2019 ka shtruar kërkesën për të rritur çmimin e energjisë, e mbështetur kjo edhe nga Operatori i Transmetimit, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga ERE.

Në këtë situatë ku OSHEE do të goditet forta nga kriza energjetike zgjidhjet janë të pakta në tryezën e qeverisë. Ajo ose do të detyrohet ta subvencionojë nga buxheti OSHEE ose do të rrisë tarifat fillimisht për bizneset dhe më pas për konsumatorët familjarë. Të dyja veprimet të çojnë tek e njëjta anë e medaljes: më shumë lekë të harxhuara nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA