Tema e emisionit “Top Talk” në Top Channel nën drejtimin e gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Pandora Pappers.

Gazetari Adriatik Doçi në një lidhje me skype përmendi dy politikanë  shqiptarë që ishin të përfshirë në skandalin e fshehjes së pasurive jashtë kufijve duke investuar përmes parajsave fiskale.

“Në Shqipëri ka institucion që paguhet nga taksapaguesit shqiptraë për gjurmimin, konstatimin  e denoncimin e parave të dyshimta ose korruptive të fshehura jashtë vendit në banka, ose parajsa fiskale, Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive. Ky është institucioni që paguhet drejtpërdrejtë mha shqiptarët”, tha Doçi.

“Nga dosja e Panama Papers dhe Pandora Papers kanë dalë dy individë në skenë, Ismail Mulleti në 2016 doli që kishte lidhje shumë të forta me PD. Ismalil Mulleti i kishte bërë një pagesë Shkëlzen Berishës me vlerë 150 mijë euro dhe pastaj në fund të pushtetit, Sali Berisha i jep koncesionin e markimit të karburanteve. Ai është i lidhur me politikën shqiptare. Së dyti Vasip Kallupi i cili kishte lidhje të fortë me pushtetin aktual dhe ish-kryeministrin Fatos Nano dhe ishte përfitues i parave publike”, tha Doçi.

Por gazetari është kundërshtuar nga ish-ministri Arben Malaj, i cili theksoi se duhet ëtë verifikohetm pasi përfitimet e tij nuk kanë ndodhur gjatë kohës që Fatos Nano ka qenë kryeministër.

“Me aq sa lexova unë në momentin që ky person mbetet për t’u verifikuar plotësisht ka pasur përfitime indirekte si zyrë konsulence nuk janë në kohën që Fatos Nano ka qenë kryeministër, filloi në vitin 2013. Ai është paguar nga një kompani që ka realizuar një projekt publik në sektorin energjetik shqiptar”, tha Malaj.

“Fola për lidhjet, kurse përfitimet janë pas vitit 2013”, tha Doçi.

“Nga viti 2005 deri 2013 janë 8 vite dhe nuk do të thotë që miqtë në politikë janë të njëjtë , miqtë që të bëjnë nder me para nuk janë të njëjtë, se duhet të kesh pushtet që të bësh nder me para, mos e deformoni”, tha Malaj.

“Është bërë tenderi. Që të japësh tender publik duhet të kesh pushtet. Le ta verifikojnë”, tha Malaj.

“Problemi është kush ka qenë drejtuesi i kompanisë energjetike. Procedura është siç janë ato të prodhimit të energjisë, të organizojnë një tender për nevojat e tyre kritike.  Që të shkosh tek Fatosi, Rama, unë nuk vë dorën në zjarr për asnjeri, vetëm për veten time. Por logjika do që mos e deformojnë. Personi që ka bërë tenderin dhe ka shpallur fituesin, ai i ka thënë do të shpall fitues por do të paguash një kompani konsulence, por tarifa… Nëse kjo tarifë është më e madhe se sa mesatarja e treguat do të thoit se ke bërë një pagesë që ndez flamurin e kuq dhe duhet një hetim më i thelluar”, theksoi Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA